Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së kryesisë së partisë, ka shprehur shqetësim për situatën politike dhe ekonomike në vend.Ai theksoi se vonesat në miratimin e buxhetit dhe problemet me pagat e punëtorëve të sektorit publik po krijojnë vështirësi serioze.
Sipas Haradinajt, këto janë pasojë e qasjes së Qeverisë Kurti, e cila, siç tha ai, “ka penguar dhe zvarritur proceset”, shkruan ekonomia online.
“Sapo përmbyllën takimin e kryesisë së partisë, së pari pas raundit të dytë pas zgjedhjeve në këtë takim diskutuam për zhvillimet politike në vend është një shqetësim i madh pengesat e gjata me pamundësi të aprovimit të buxhetit të vendit, dhe shumë situata të tjera që janë jo të lehta, punëtorët e RTK-së kanë mbetur pa paga”, deklaroi kryetari i AAK-së.
Haradinaj deklaroi se dalja nga kjo gjendje është shpallja e zgjedhjeve të reja parlamentare, ndërsa njoftoi se AAK ka nisur përgatitjet për to.
“Ka shumë shqetësime të tjera në diskutim sot AAK-ja vlerëson që të gjitha këto vështirësi e sfida që po kalon Kosova si pasojë e qasjes së Kurtit i cili në vazhdimësi e ka pengu zvarrit proceset kemi shqetësim për këtë gjendje. Mendojmë që dalja nga kjo gjendje është pikërisht shpallja e zgjedhje, kjo ishte tema e dytë përgatitja për zgjedhjet parlamentare”, ka thënë Haradinaj.



Të tjera
Lajme
SHBA-ja synon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit me 5000 marinsa
Presidenti amerikan, Donald Trump, do t’i
Aktuale
Serbisë i dhemb heqja e fusnotës për Kosovën: Rrezikon dialogun
Ministri i Punëve të Jashtme i
Lajme
ASK: Ekonomia e Kosovës u rrit për 3.85% në fund të vitit 2025
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka