Njësitet e Doganës së Kosovës kanë kryer kontrolle te pesë subjekte në Prishtinë dhe kanë sekuestruar mallra në vlerë 40 mijë euro.
Në kuadër të luftës kundër kontrabandës së mallrave që kanë potencial të rrezikshëm për shëndetin publik, sipas njoftimit, Dogana ka kryer kontrolle të paparalajmëruara në Prishtinë te pesë subjekte të cilat ishin nën dyshimin për përdorim dhe transportin e mallrave të kontrabanduara.
“Njesitë antikontrabandë kanë identifikuar dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të medikamenteve të ndryshme, respektivisht stimulues seksual, me një vlerë prej rreth 40,000.00 Euro. Një pjesë e këtyre mallrave kishin afat të skaduar. Në përputhje me procedurat e ligjore, janë iniciuar procedurat kundërvajtese kundër palëve të përfshira në këtë veprimtari të paligjshme”, ka bërë të ditur Dogana.
![](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2023/09/IMG_7677-768x1024.jpg)
![](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2023/09/IMG_7675-1-768x1024.jpg)
![](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2023/09/IMG_7674-576x1024.jpg)
![](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2023/09/IMG_7667-1024x768.jpg)