Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka thënë se qasja e Vetëvendosjes me Glauk Konjufcën si mandatar për krijimin e qeverisë, është e njëjtë si me atë të Albin Kurtit.
Nga Zogaj është thënë si Konjufca, as Kurti s’ka pasur tendencë e as interesim për të krijuar institucionet e vendit, shkruan Gazeta Express.
‘’Çka po shohim ne këto ditë, është qasja e njëjtë me sikurse me mandatarin e parë. Mandatari i parë s’ka pas as tendencë, as interesim me krijuar institucionet e vendit. Njëjtë po ndodh me mandatarin e dytë’’, ka thënë ai.
Më tej, deputeti i LDK’së ka paraparë që afati për Konjufcën do të shkoi deri në fund, ku siç ka thënë ai, do të ‘’bëhet show politik’’ në parlament sepse s’ka vota.
‘’Kjo na bën të kuptojmë se ne do të shkojmë deri në ditën e fundit, pastaj do të bëhet show politik në kuvend, s’do të ketë vota sepse ato nuk janë. Dhe pastaj do a vendosim ditën e zgjedhjeve’’, ka shtuar ai.
Në fund, Zogaj ka folur edhe për mundësinë e zgjedhjeve të reja parlamentare, duke thënë se data 28 dhjetor, e cila është përfolur qe një kohë, s’është datë e mirë për t’i zhvilluar ato.
‘’Afatet zgjedhore në vendin tonë janë afate kushtetuese. Data 28 dhjetor nuk është e mirë për zgjedhjeve, data 28 dhjetor është ditë e datë kur njerëzit bëhen gati për festën e fundivitit. E kemi problematikë edhe me i organizuar zgjedhjet në mënyrën më të mirë të mundshme, edhe me e ruajt votën gjatë numërimit sepse i bjen në kohën e festave të vitit të ri. E aq më tepër që mund të kemi edhe mungesë të vëzhgueseve ndërkombëtar që vijnë edhe i vëzhgojnë zgjedhjet tona. Pra nuk është datë ideale, por nëse afatet kushtetuese e thonë një gjë tillë, LDK është e gatshme për zgjedhje. Ky vit na shkoi me zgjedhje’’, ka thënë ai.



Të tjera
Lajme
Lufta në Iran, goditet me raketë baza italiane
Ministria e Mbrojtjes e Italisë ka
Lajme
OVL i reagon Speciales: Shumë herë janë shkelur të drejtat e njeriut
Gjykata Speciale ka publikuar një njoftim
Aktuale
Krizat institucionale i humbën vite Kosovës, paralajmërohet se edhe 2026-ta do të jetë ‘vit i humbur’
Vlerësimi negativ që mori Kosova për