Shërbimi Korrektues i Kosovës ka reaguar nëpërmjet një njoftimi për media lidhur me raportimi për një arratisje nga burgu i Dubravës.
Bëhet fjalë për Kujtim Blakqorri, i burgosuri i dënuar për veprën penale të trafikimit me qenie njerëzore, një person recidivist te organet e rendit.
Në informacionin publik të SHKK-së thuhet se i njëjti ishte caktuar me vendpunim në ruajtjen e bagëtive të fermës së qendrës.
Për Blakqorrin thuhet se ishte i dënuar me tri vite burgim dhe do të lirohej në dhjetor të vitit të ardhshëm.
Për largimin e tij është lëshuar letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia. SHKK-ja gjithashtu ka konfirmuar raportimin e Paparaci.com se i njëjti po mbahej në pavijon gjysmë të hapur.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se i dënuari K.B është larguar nga Pavijoni i Gjysmëhapur i Qendrës Korrektuese të Dubravës. I njëjti ishte caktuar me vendpunim në ruajtjen e bagëtive të fermës së qendrës. I njëjti ishte i dënuar me tri vite brurgim dhe do të lirohej më, 16.12.2024. Për largimin e tij është lëshuar letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia.”, thotë SHKK-ja. /Botapress.info/