Deputeti gjerman, Michael Roth që është edhe kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag, në një bisedë me gazetarë kosovarë i ka kërkuar palës kosovare që t’i hedh propozimet për Asociacionin në tavolinë që ky proces të bëhet më i dukshëm.
Aty Roth ka thënë se Asociacioni është parakusht për çfarëdo progresi.
“Jam i bindur se të gjitha palët e dinë se Asociacioni i Komunave më Shumicë Serbe në Veri të Kosovës është parakusht për çfarëdo progresi. Por, pyetja 1 milion dollarëshe është se si është struktura, si mund të funksionojë. Do të ishte ndihmuese, nëse miqtë tanë këtu në Kosovë propozojnë disa ide në tavolinë, që ta bëjnë procesin më transparentë dhe më të dukshëm.
Flet familjari i viktimës në Podujevë: Tek ne është edhe një Kanun, ai do të jetë shumë i keq
E di se disa miq dhe aleatë nuk janë të lumtur me idetë gjermane dhe franceze, por është një iniciativë për ta kapërcyer status quonë që është barrë për Kosovën. Mendoj se Serbia ndihet më rehat me status quonë politike. E di se janë disa thashetheme për Serbinë e Madhe se ajo ekziston ende në mendjet e liderëve në Serbi. Kjo mund të jetë ashtu, por në fund jam shumë i sigurt se kjo ide, kjo ëndërr ky vizion për Serbinë e Madhe nuk do të realizohet kurrë. Kjo ide destabilizon Kosovën, Bosnjë e Hercegovinën” ka thënë deputeti gjerman.
Roth tha se nuk e sheh të mundur pezullimin e vizave për kosovarët, duke shtuar se kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron, punojnë ngushtë për t’i zgjidhur çështjet në terren, në këtë rast Kosovën dhe Serbinë.
Para disa javësh, shefi i shtetit francez tha se vendi i tij do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështje ekonomike dhe politika të vizave për Kosovën dhe Serbinë, nëse ato nuk sillen me përgjegjësi.
Gjermani foli po ashtu edhe rreth themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Ai theksoi se assesi s’duhet të pranohet një Asociacion “Republika Serbe 2.0”.
Këto komente ai i bëri pas takimeve të realizuara në Prishtinë.