Pas një jave të plotë ka përfunduar dëshmia e dëshmitarit Fred Abrahams. Ai edhe sot është marrë në pyetje lidhur me raportet e tij si punëtor i Human Rights Watch, ku mbrojtja ka pretenduar se ka gjetur disa detaje kontradiktore. Nacionale sjell detaje.
Në vitin 1998, pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishin ndaluar dy serbë të cilët pretendonin se ishin gazetarë. Megjithatë, më pas u kuptua se njëri prej tyre ishte i dyshuar për krime lufte në Bosnjë. Për këtë, nuk ishte në dijeni as hulumtuesi i HRË-së, Fred Abrahams.
Për këtë rast, Abrahams është përballur me pyetje nga avokati i Thaçit, Gregory Keohe, raporton Nacionale.
“Hetuesit e Tribunalit të Hagës dolën në pretendimin se gazetari ka qenë i përfshirë në kryerjen e krimeve të luftës në Bosnje sikur pjesëtarë i shtypit. Nëse HRW e ka ditur këtë informacion ju duhet të kishit pasur dyshime nëse Dobriqiq ka qenë gazetar kur është ndaluar?”, pyeti Keohe.
“Duhet parë në dy forma. Është dijenia nëse ne do ta merrnim parasysh në analizën tonë krimet e pretenduara të tij, dhe kritika që kemi bërë ne këtu ishte fokusuar në faktin se a ka pasur proces të rregullt ligjor. Nëse do të kishte prova që ka kryer vepra penale në Kosovë apo gjetkë, kjo do të duhej të kishte dalë në gjykim”, u përgjigj dëshmitari Abrahams.
Avokati Keohe ka gjetur një element që tha se është kontradiktor në raportin e Abrahams.
“Ky është njoftim për shtyp nga Human Rights Ëatch. Ka dalë më 1 nëntor 1998, 9 ditë para se të uleshit me Thaçin e Limajn dhe këtu flitet për gjykatën ushtarake. Këtu thuhet se gjykimi u krye më 30 shtator 1998. Thuhet se gjykimi është mbajtur më 30 shtator 1998. Ju e dini këtë sepse e keni vendosur në njoftim për shtyp. Ky njoftim ka informacion të plotë për një nga elementët më të rëndësishëm kur janë mbajtur të ndaluar këta persona”, deklaroi Keohe.
“Kemi një gjykim që është kryer dhe kjo thuhet në provën materiale 19 ditë përpara humbjes. Supozohet që nuk është bërë gjykimi ditën që u ndaluan?”, deklaroi më tutje avokati i Thaçit.
Një tjetër kontradiktë që Keohe tha se e ka gjetur është një deklaratë e Thaçit për strukturat civile, të cilat në raportet e Abrahams citoheshin si struktura ushtarake.
“Jemi në një situatë që është bërë një gjykim kur këta persona nuk ishin të ndaluar ende, dhe kjo është bërë nga gjykata ushtarake sipas njoftimit. Ndërkohë Thaçi ju flet për strukturat civile?”, tha Keohe.
“Kemi dy pjesë mohuese. Se kisha të qartë. Unë po merrja informacione po botoja materiale që na jepnin, nuk mund të them nëse dokumentet janë të sakta. Këtë nuk e di”, u përgjigj Abrahams.
Në pyetje dëshmitari Abrahams u mor edhe nga avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson. Abrahams deklaroi se në fillim, UÇK-ja ishte tërësisht e paorganizuar.
“Udhëtimin e parë që pata në Kosovë në 1998, qershor. Në atë kohë vumë re një mungesë të lartë organizimi, shihnim anëtarë të UÇK-së pa uniforma, dhe kishte dallime në pjesë të ndryshme të rajonit. Më pas nga shtatori vërejtëm një ndryshim, kishte më shumë uniformitet, koherencë. P.sh kur pamë policinë ushtarake në Drenicë, filluan të dilnin urdhra për gazetarët për hetuesit e të drejtave të njeriut”, deklaroi Abrahams.
Dëshmitari u pyet se cilët persona vlerësoheshin si bashkëpunëtorë të regjimit.
“P.sh kishte raste kur personat që nuk e ndihmonin UÇK-së konsideroheshin tradhtarë. Gjithashtu edhe persona p.sh që punonin në universitet, kur të gjithë të tjerët ishin përjashtuar nga puna”, tha ai.
Nacionale sjell përgjigjet e tjera të dëshmitarit Abrahams:
Emmerson: E kemi diskutuar se në rajonin e Dukagjinit ishte themeluar njesi për luftën kimike dhe biologjike, dhe ajo për anti-tanke, por ato ishin emerime boshe?
Abrahmas: Nuk e di për këtë, nuk e di se kanë ekzistuar në të vertetë
Emmerson: Por, a jeni dakord se keto emra ishin dhënë për të krijuar përshtypje se UÇK ishte e organizuar?
Abrahmas: Po kështu është, në përgjithësi perpiqej ta paraqiste veten si forcë e ligjshme që luftonte për pavarësinë e Kosovës
Emmerson: Po fillojmë me drejtorinë juridike të UÇK, a do të çuditeshit se nuk ka ekzsistuar? Pra mund të ishte e saktë dhe e pasaktë, pavarësisht bisedes me Limajn?
Abrahams: Unë besoj se ka qenë drejtor i drejtorisë ligjore
Emmerson: Po ju thatë i drejtësisë, a eshte kjo e përputhshme me ato operacione psikologjike, ata e kanë thënë se kanë patur një drejtori të tillë?
Abrahmas: Nëse e kanë thënë e nuk ka ekzistuar, një nga shpejgimet është se mund të ketë qenë një operacion psikologjik.
Emmerson: Pra synohej të jepte përshtypje se UÇK ishte më e organizuar.
Abhrams: Po, keshtu.
Emmerson: A je dakord se kjo ishte për të treguar se ky ishte nje armik me i vërtetë, dhe për t’i thënë NATO-s se ky ishte një grup i organizuar dhe se duhet mbeshtetur me pajsije?
Abrahams: Sigurisht sigurimi i mbeshtetjes nga fuqite e huja ishte objektiv i UÇK-së
Më pas Emmerson është ndalë edhe tek ndalimi i dy gazetarëve serbë në vitin 1998, e për njerin prej të cilëve dyshohej se ishte i përfshirë në anën e frocave serbe në kohnë e luftës në Ukrainë. Por Emmerson e pyetir Abrahamsin se nga e vërtetuan ata se këtyre dy gazetarëve të Tanjug nuk iu ishte bërë gjyq i drejtë, se ju kishte mohuar mbrojtja, ashtu sic e kishin shkruar edhe në raportet e tyre.
Emmerson: Nëse ju nuk e dini a hoqen dorë nga avokati, a bojktuan, si mund të dilni në perfundim se procesin nuk perputhej me standardet?
Abrahams: Perfundimet tonat mbeshtetshin nga ata që na thanë këta dy persona, ata nuk thanë që kishin hequr dorë për perfaqësim ligjor, as nuk thanë qeëishin akuzuar për krime gjetke
Emmerson: Duke mos bërë një hetim të mirë të duhur dhe fakteve themelore si dolet ju me perfundim se ka pasur parregullësi dhe të thonit që duhet liruar menjëherë, si dolet pa patur fakte?
Në qofte se mund të kenë qenë spiunë, sic pretendohej, a nuk mendon se është e drejtë të ndalohen, a është krejt e ligjshme të ndalohen?
Abrahams: Nëse mendohej se po bënin punë spiunazhi, mund të ishte e ligjshme.