Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt pritet të mbajë sot mbledhjen e Kryesisë së saj qendrore, në të cilën do të marrin pjesë edhe kryetarët e degëve të partisë.
Sipas burimeve brenda AAK-së, në këtë mbledhje do të diskutohen zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë edhe seancën që pritet të thirret ku mandatari i ri i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, do të prezantojë kabinetin e ri qeveritar, i cili pritet të ketë të njëjtin rezultat sikurse ai që e prezantoi Albin Kurti meqë Vetëvendosje s’ka siguruar marrëveshje me asnjë parti politike në Kuvend.
Po ashtu, pritet që pjesë e diskutimeve të jenë edhe përgatitjet e AAK-së në rast të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Takimi është paraparë të nisë në orën 17:00.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e