Fletëvotimet e dyshimta në procesin e balotazhit të 9 nëntorit në Mitrovicë të Jugut, ishte tema e diskutimit në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka shpjeguar se PZAP ka kërkuar përgjigje për fletëvotimet specifike, derisa sipas tij, kjo përgjigje vjen vetëm nëse hapen kutitë e votimit.
“PZAP-ja ka kërkuar përgjigje për fletëvotimet specifike, dhe e vetmja mënyrë për me jep përgjigje është me u hap kutitë. Kutitë nëse hapen, hapen përmes një komisioni, pra nuk mund të japim një përgjigje specifike pa u hapur kutitë tash. KQZ-ja e ka profesionalizmin për me e vlerësu fletëvotimet, origjinalitetin e tyre dhe për të dhënë një raport rreth origjinalitetit të fletëvotimeve”, u shpreh Radoniqi.
Dyshimet për manipulime të votave në Mitrovicë u ngritën të hënën e 10 nëntorit, ku numërimi në QKN-në atje u ndërprenë, pasi hetuesia hyri brenda qendrës pas raportimeve për parregullsi.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e