Në LIdhjen Demokratike të Kosovës duket se përplasjet nuk kanë fund. Këto përplasje datojnë pothuaja prej Kuvendit të Dytë të LDK-së, përmes Sabri Hamitit, janë shpërfaqur më hapur në Kuvendin e Tretë të LDK-së kur “grupi i Hydaket Hysenit” tentoi që të bënte një “puç” brenda LDK-së, diçka që ia arriti deri diku duke lënë jasht strukturave të LDK së njërëzit më besnikë të Presidentit Rugova, si Fehmi Aganin, Edita Tahirin e të tjerë, ndërkaq në Kuvendin e Gjashtë të saj shpërthyen edhe grushtet e karriket, shkruan Botapress.
“Kuvendi i karrikeve” dhe “kryengritja e Vjosa Osmanit me grupin e saj
Pas këtij Kuvendi të njohur si “Kuvendi i karrikeve” LDK u nda në dysh, një njërën anë që drejtohej nga Fatmir Sejdiu dhe në fraksionin tjetër të njohur si LDD në krye me Nexhat Dacin.
Por rrugëtimi LDD së së Dacit nuk zgjati shumë.
Nuk kanë zgjatur dhe nuk kanë vazhduar më tutje as “kryengritjet” e tjera në vazhdim të Vjosa Osmanit me grupin e saj.
E ashtuquajtura Lista Guxo është djegur keq në zgjedhjet Lokale të vitit 2021 ndërkaq sot si parti politike nuk mbledh dot as një autobus me anëtarë.
“Rrebelimi” i Avdullah Hotit me disa shokë
Në ditën kur Lumir Abdixhiku mblodhi Kryesinë e LDK-së, kryetar të Degëve e të strukturave të Partisë për të shpalosur projektin politik “Rruga e re” në një paraqitje televizive të Avdullah Hotit u shpërfaqën përplasjet e tij me kryetarin Abdixhiku.
Avdullah Hoti shkoi aq larg sa tha se që kur u pyet se cilat janë raportet e tij me Kryetarin Lumir Abdixhiku tha se menaxhimi i tij me partinë, koordinimit dhe harmonizimit të vendimmarrjes brenda LDK-së “lë për të dëshiruar” në kuptim të “debatit të brendshëm që duhet të kemi në mënyrë që të vijmë deri tek qëndrimet që duhet të mbajmë si grup parlamentar”.
Në po këtë paraqitje televizive Hoti nuk ka fshehur as ambicien e tij që të garojë për kryetar të LDK-së.
Ndërkaq ajo që ta në sy në postimin e Lumir Abdixhikut në Facebook, kur shpalosi “Rrugën e re” të LDK-së ishte mungesa e Avdullah Hotit në këtë event të rëndësishëm për të ardhmen e LDK-së.
Por ajo që ra në sy në këtë pblikim të Abdixhikut ishte edhe “bojkotimi” i kësaj ngjarje me rëndësi për LDK-në edhe nga Driton Selmanaj, deputet dhe kryetar i Degës së LDK-së në Prizren.
Por, edhe Avdullah Hoti, edhe Driton Selmanaj por edhe “kuadrot” e tjerë të Isa Mustafës në LDK duhet ta marrin në konsideratë rezultatin e fundit të LDK-së në zgjedhjet nacionale dhe fiaskon më të madhe të LDK së prej themelimit të saj, si dhe rikthimin e LDK së në zgjedhjet nacionale në krye më Lumir Abdixhikun për më pak se 8 muaj prej marrjes së drejtimit të LDK-së.
Sidoqoftë në ditët në vazhdim duket se do të “nxehete debati” në LDK (Botapress)