Ehat Miftaraj nga IKD paralajmëron padi ndaj Alban Krasniqit i cili i ka quajtur anëtarët e IKD-së dhe të shoqërisë civile zëdhënës të Sami Lushtakut.
“Ne këto do t’i adresojmë përmes padisë që i njëjti të rehabilitohet dhe të mos bëjë gabime në të ardhmen“, tha Miftaraj në një deklaratë për RTV21
“I njëjti duhet me i vertëtu, është në një parti që e ka në dorë policinë, inteligjencën artificiale, ATK-në, doganën e të gjitha nëse këto dyshime pretendon se janë të vërteta atëherë do të duhej që të adresohen përmes institucioneve dhe jo përmes adresimeve koti në Facebook“, u shpreh Miftaraj
Ai e quajti Krasniqin si abuzues me të drejtën e besimit publik.
“Abuzues që përhap gënjeshtra përhap mashtrime në publik jo vetëm për neve por edhe për media e të tjerë“, tha ai.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e