Sindikata e Punëtorëve të RTK’së ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e nesërme që do të zhvillohet para objektit të RTK-1, e cila do të jetë edhe protesta e dytë lidhur me situatën financiare të RTK’së.
Në komunikatën për media thuhet se kjo është thirrje për mobilizim të madh dhe pjesëmarrje masive nga të gjithë punëtorët pa dallim sektori, pozite apo përvoje.
‘’ Zëri ynë i përbashkët është forca më e madhe për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e punëtorëve të RTK-së’’, thuhet mes tjerash.
Tutje, shtohet edhe se, në protestën e nesërme, do të bëhen publik hapat e mëtejmë, përfshirë nisjen e grevës dhe bojkotit të punës, nëse situata nuk ndryshon.
Komunikata:
THIRRJE PËR PROTESTË MASIVE
Të nderuar kolegë e punëtorë të RTK-së,
Nesër, më 13 nëntor 2025, në ora 11:15, para objektit të RTK-1, zhvillohet protesta e dytë me radhë e organizuar nga Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK).
Kjo është një thirrje për mobilizim të madh dhe pjesëmarrje masive nga të gjithë punëtorët pa dallim sektori, pozite apo përvoje. Zëri ynë i përbashkët është forca më e madhe për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e punëtorëve të RTK-së.
Ftojmë gjithashtu mediat e vendit që ta mbulojnë këtë protestë dhe të shprehin solidaritet me punonjësit e Radiotelevizionit Publik.
Gjatë protestës së nesërme do të bëhen publik hapat e mëtejmë, përfshirë nisjen e grevës dhe bojkotit të punës, nëse situata nuk ndryshon.
Detajet do të komunikohen gjatë ditës së nesërme.
Le të jemi të gjithë bashkë — për pagë, dinjitet dhe të ardhme të sigurt për RTK-në!
SPERTK – Sindikata e Punëtorëve të RTK-së.



Të tjera
Aktuale
Dosja e Prokurorisë ndaj dy zyrtarëve të Suharekës: Buxheti i komunës u dëmtua afro 7 mijë euro
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur
Aktuale
Limaj: Duhet të mblidhen dy apo tre grupime të fuqishme opozitare për ta bërë ndryshimin
Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj
Aktuale
Në Prizren, një grua gjendet pa shenja jete
Policia e Kosovës ka njoftuar se