Pa asnjë njoftim paraprak dhe pa praninë e mediave, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është duke mbajtur një takim dyditor.
Merret vesh se i pari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku së bashku me kryesinë dhe ekspertë të fushave të ndryshme, janë mbledhur që të finalizojnë programin e LDK’së.
Arrestohet avokatja nga Prishtina, nuk ia transferoi 16 mijë euro klientit të saj
Ndonëse nuk është bërë publik as vendi dhe as koha, Express merr vesh që LDK ka organizuar një mbledhje dy ditëshe ku po e përfundon punën rreth programit të partisë të paralajmëruar tash e sa muaj – që në këtë vjeshtë do të prezantohet edhe para publikut.
Ditë më parë kreu i LDK’së Lumir Abdixhiku ka paralajmëruar edhe fillimin e një serie të diskutimeve të emërtuar – ‘Rruga e Re’ Podcast. “Folës, ide e prezantime të detajuara të programit tonë politik ‘Rruga e Re’, vlerave identitare e vet vizionit tonë për të ardhmen. Kemi dëgjuar, tani do të flasim – për të ardhmen. Kosova meriton më mirë. Kosova mundet më shumë”, kishte shkruar ai.