Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj Ministres në detyrë, Rozeta Hajdarit, lidhur me skandalin me rezervën shtetërore.
Mustafa ka thënë se sot Hajdarit i është ngritur aktakuza për “vjedhje të bukës së gojës së vet këtij populli prej 3 milionë eurove”.
Ai ka kujtuar arrestimet që ishin bërë në Ministrinë e Bujqësisë që ai e udhëhiqte në vitin 2020-2021.
“Kur në vitin 2020-21 i patëm zbuluar keqpërdoruesit e fondeve të Ministrisë së Bujqësisë, në koordinim me fermerët e vërtetë, policinë dhe prokurorinë, ku 11 zyrtarë përfunduan në pranga, e gjithë VV-ja u patën vërsulë me më quajt “hajn”. Për mua kjo ka qenë ndër ditët më të lumtura të jetës sime profesionale për 2 arsye: 1. nisa i pari pastrimin e bujqësisë nga kriminelët dhe 2. zbulova që VV ishte në përkrahje të tyre”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Në fund, ai ka shkruar se “Kriminelët mbeten kriminelë. Do t’më kenë përballë gjithë jetën!”.



Të tjera
Aktuale
Sveçla e publikon emrin e serbit të arrestuar në Merdare
Më herët, Prokuroria Speciale njoftoi se
Aktuale
Arrestohet në Merdare një person, i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar
Aktuale
Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë në Kushtetuese
Asnjëri kandidat për gjyqtarë në Kushtetuese,