Dëshimtari i 21-të, Agim Idrizi, po vazhdon dëshminë e tij në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Në gjykimin ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, seanca e së martës ka filluar me dëshmisë e dëshmitarit pa masa mbrojtëse, Agim Idrizit.
Idrizi është dëshmitari i 21-të në këtë çështje dhe do të dëshmojë për rrëmbimin dhe ndalimin e tij të pretenduar nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në vitin 1999.
Ndryshe, në seancën e djeshme, prokurori i specializuar James Pace ka filluar të lexojë përmbledhjen e dëshmisë së këtij dëshmitari.
I njëjti është duke i përgjigjur në pyetjet e prokurorit Pace dhe seanca po vazhdon në sesion publik.