Anëtarët e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe investitorë të tjerë të huaj presin që të ketë rritje ekonomike këtë vit, si për ekonominë në tërësi, ashtu edhe për biznesin e tyre. Në të njëjtën kohë, mbeten shumë punë për të bërë për ta rritur cilësinë e faktorëve që përcaktojnë mjedisin e të bërit biznes në Kosovë dhe për ta përmirësuar imazhin e jashtëm të Kosovës.
Ky është rezultati i sondazhit aktual që u publikua nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), më 1 korrik.
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) shtatë vite radhazi merr pjesë në anketën e Odave Ekonomike Gjermane të vendeve të Evropës së Mesme dhe Lindore për klimën e të bërit biznes dhe të investimeve. Anketa vjetore zhvillohet njëkohësisht në mënyrë të koordinuar nga Dhomat Gjermane të Tregtisë me Jashtë (AHK) në 16 shtete. Raporti i anketës për Kosovën përmban vlerësime për ekonominë e Kosovës nga këndvështrimi i kompanive anëtare, që janë kryesisht kompani gjermane apo kompani vendore që kanë marrëdhënie tregtare me Gjermaninë si dhe investitorëve të tjerë të huaj mbi situatën ekonomike dhe klimën e investimeve në Kosovë. Në këtë mënyrë, OEGJK vlerëson situatën dhe pritjet e kompanive aktive në biznes dypalësh me Gjermaninë.
Raporti i anketimit është një instrument shumë i mirë për të vlerësuar situatën ekonomike në Kosovë, për të kuptuar kërkesat e kompanive por edhe pritjet që kanë për të bërit biznes me Gjermaninë në të ardhmen, dhe të njejtat t’i marrim parasysh për rekomandimet tona karshi qeverisë. Këtë vit sondazhi u zhvillua në muajin mars dhe prill. Siç pritej, kompanitë e anketuara janë të shqetësuara për efektet e pandemisë Covid. OEGJK nga rezultatet e sondazhit mëson se ku mund të mbështes ekonominë e Kosovës më tutje, dhe kompanitë anëtare në veçanti. Rezultatet gjithashtu do të jenë në shërbim të qeverisë së Kosovës për të hartuar politika më të mira ekonomike dhe për të ofruar korniza më të mira për lehtësimin e të bërit biznes në Kosovë.
Rezultatet kryesore të anketës: Ø Situata ekonomike dhe pritjet e bizneseve
Pas rënies ekonomike në vitin 2020, shumica e ndërmarrësve të anketuar presin që të ketë zhvillime pozitive këtë vit, për ekonominë në tërësi dhe aq më tepër për kompaninë e tyre. 42% presin një përmirësim të situatës në industrinë e tyre në 12 muajt e ardhshëm, ndërsa 16 përqind presin që situata të përkeqësohet.
Ø Punësimi dhe investimet
Përkundër vështirësive të shkaktuara nga pandemia, shihet që kompanitë pjesëmarrëse në anketim kanë një qasje pozitive dhe janë të gatshëm të marrin riskun dhe të rrisin punësimin dhe investimet në kompanitë e tyre. Rreth 44% e të anketuarve presin një nivel më të lartë të punësimit se në vitin e kaluar, ndërsa 14% kanë plane për të shkurtuar vendet e punës dhe 19% për të ulur investimet.
Ø Kriza e shkaktuar nga pandemia Covid-19
Në periudhën kur është kryer anketimi, 21% e kompanive të anketuara tashmë ishin kthyer në nivelin e shitjeve që kishin para krizës dhe përqindja duhet të rritet në mbi 50 përqind deri në fund të vitit. Në të kundërt, megjithatë, më shumë se 40% e kompanive nuk presin një kthim në nivelin e tyre të mëparshëm të shitjeve deri në vitin e ardhshëm ose edhe më vonë.
Ø Mungesë e punëtorëve të kualifikuar
Udhëhqësit e kompanive të anketuara ankohen për mungesë të fuqisë punëtore, vetëm 6% janë të kënaqur me disponueshmërinë e punëtorëve të kualifikuar, mbi 45% janë të pakënaqur me situatën aktuale. Me shpresën për rimëkëmbjen ekonomike, duhet të investohet më shumë në edukimin profesional.
Ø Kërkohet veprim në drejtim të përmirësimeve nga ana e qeverisë kosovare
Në pyetësor vlerësohen nga të anketuarit 21 faktorë të cilët përcaktojnë cilësinë e vendit si destinacion investimesh, dhe vihet re se për shumë prej tyre ka nevojë për përmirësime. 28% e kompanive janë të kënaqura me sistemin tatimor dhe institucionet tatimore, ndërsa 16% janë të pakënaqur.
Ø Kërkohet luftimi i korrupcionit dhe përmirësimi i sigurisë ligjore
Veçanërisht në fushat e luftës ndaj korrupsionit dhe kriminalitetit kërkohet veprim nga ana e qeverisë së Kosovës. Nga detyrat kryesore dhe më emergjente të qeverisë, përkrah transparencës dhe luftës ndaj korrupsionit, janë përmirësimi i sigurisë ligjore; sistemi tatimor dhe institucionet tatimore; krijimi i kushteve për hulumtim dhe zhvillim; përmirësimi i cilësisë së sistemit të aftësimit profesional dhe disponueshmëria e punonjësve të kualifikuar.
Ø Kosova në krahasim me rajonin e Evropës së Mesme dhe Lindore
Rezultatet e anketimit në Kosovë në krahasim me rajonin paraqesin një qëndrim relativisht të mirë të bizneseve për sa i përket gjendjes dhe zhvillimit ekonomik.
Ø Besnikëria ndaj Kosovës: 79% do të investonin përsëri në Kosovë
Një total 20 vende të Evropës së Mesme dhe Lindore janë vlerësuar në këtë anketë (16 pjesëmarrës + 4 vende të tjera) duke iu përgjigjur pyetjes “Sa tërheqës është vendi si një vend investimi”. Përgjigjet janë dhënë në nota nga 1 në 6, ku 1 = shumë tërheqës … 6 = jo tërheqës. Vlerësimi mesatar i një vendi është mesatarja aritmetike e rezultateve në të 16 vendeve pjesëmarrëse në anketim. Këtu Kosova është renditur e 19ta, me një notë mesatare 4.5. Kjo tregon që duhet të punohet në imazhin e jashtëm të Kosovës. Përshkak se, në vetë-vlerësim, ku kompanitë pjesëmarrëse nga vendi përkatës mund ta vetvlerësonin vendin ku kanë investuar
– Kosova është vlerësuar me notën 2.8, dhe 79% e të anketuarve kanë deklaruar që do të investonin dhe sot në Kosovë.
Mbi anketimin
Nga data 15 Mars deri më 16 Prill 2021, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, së bashku me 16 Dhoma Gjermane të Tregtisë me Jashtë (AHK) në Rajonin e Evropës së Mesme dhe Evropës Lindore (EML), realizoi me kompanitë anëtare anketimin vjetor mbi klimën e biznesit dhe investimeve. Nga të gjitha zyrat (AHK) të rajonit EML morën pjesë në këtë anketim 1454 kompani, nga të cilat 85 ishin nga Kosova. Pjesëmarrësit marrin pjesë në këtë anketim online dhe përgjigjet analizohen në mënyrë anonime. Tematika dhe gama e pyetjeve është për të gjitha vendet njësoj. Rreth Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) është organizatë që fokusin kryesor e ka tek anëtarët dhe është e përkushtuar për të fuqizuar më shumë lidhjet bilaterale, të tregtisë dhe investimeve mes Kosovës dhe Gjermanisë.
OEGJK është themeluar me iniciativë të Ambasadës Gjermane në Prishtinë, dhe aktualisht përfaqëson 130 kompani anëtarë, të cilat në total punësojnë mbi 15 000 punonjës. Oda këshillon, përkrah dhe përfaqëson kompanitë gjermane në Kosovë që kërkojnë të investojnë, zhvillohen ose të zgjerojnë aktivitetin e tyre biznesor. Gjithashtu, përkrah dhe këshillon kompanitë kosovare, të cilat tregtojnë me Gjermaninë, përmes një game të gjërë të shërbimeve duke iu krijuar mundësi për rrjetëzim dhe të bërit biznes. Meqënësë OEGJK është në zemër të komunitetit të biznesit gjerman në Kosovë, si organizatë luan rol aktiv në përmirësimin e mjedisit të të bërit biznes për kompanitë anëtare, duke siguruar një zë të respektuar për anëtarët e tanë. Anëtarësia në OEGJK është e mundur për kompanitë dhe institucionet që kanë lidhje tregtie apo investimi me Gjermani tnuhet ne anekten e Odek Ekomonike Gjermane Kosovare percjelle Botapress.