Policia e Kosovës ka raportuar për një grabitje me armë në Prishtinë. Dy persona kanë deklaruar se tre persona të tjerë të maskuar i kanë kanosur me armë dhe iu kanë grabitur një shumë parash e më pas janë larguar.
“GRABITJE ME ARMË – Prishtinë. 03.09.2023 – 02:07. Dy viktimat meshkuj kosovarë, kanë raportuar se tre persona të maskuar duke i kanosur me armë iu kanë grabitur një shume parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar.
Rasti në procedurë hetimore.”