Marshi për Paradën e Krenarisë ka nisur sot në orën 11:30 në Sheshin “Skënderbeu”, teksa motoja për këtë vit është “Bashkë dhe Krenarë”.
Në përkrahje të Paradës së Krenarisë janë parë edhe emra të ndryshëm të politikës si: Adriana Matoshi, Nol Nushi, Frashër Krasniqi, Teuta Rrusta, e të tjerë. Ndërsa, aty nuk është parë akoma kryeministri Albin Kurti, e as ndonjë ministër.
Sidoqoftë, për mungesën e tij në tubim ka shkruar një nga pjesëmarrësit e paradës. Teksa ka kërkuar mbështetje nga kryeministri Albin Kurti, ai ka shkruar në letër “Albin Kur ti?”.
Nuk dihet arsyeja e mospjesëmarrjes së Kurtit në paradë, ndërsa në tubim nuk është parë as presidentja Vjosa Osmani.