Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e fundit lidhur me gjendjen nëpër kufi. Sipas këtij përditësimi, pritje pak më të gjata ka vetëm në pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdare.
Për të dalë nga Kosova përmes këtyre pikave kufitare, duhet të prisni nga 20 deri në 30 minuta, raporton Express.Në pikat tjera kufitare pritjet janë 3 deri në 5 minuta.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2023/09/fk-918x600.png)