Ish-diplomati amerikan, Christopher Hill, gjatë dëshmisë së tij në ditën e dytë në Hagë ka deklaruar se ish-presidenti Ibrahim Rugova ishte mbajtur në Beograd kundër dëshirës së tij.
“Rugova i cili ishte mbajtur kundër dëshirës së tij në Beograd shkoi në Vatikan. Ai u lirua nga Beogradi dhe shkoi në Vatikan pas ftesës se një lloj Ministrie të Punëve të Jashtme të Vatikanit. Drejt përfundimit të fushatës ajrore të bombardimeve, m’u kërkua që ta takoj atë dhe që të kuptoj se cilat ishin synimet e tij dhe nëse po planifikonte që të jepte ndonjë deklaratë publike lidhur me fushatën e bombardimeve. Unë bëra këtë gjë, ai nuk e kishte planifikuar që të jepte deklarata publike dhe u ktheva në Shkup”, tha Hill.



Të tjera
Lajme
Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë
Erza (23 vjeçe) dhe Aulona (17
Aktuale
Kosova e 55-ta në kategorinë e militarizimit, sipas Indeksit Global të Paqes
Kosova renditet e 55-ta në botë
Aktuale
S’ka sinjale për formimin e institucioneve!
Ndërsa vendi po përballet me krizë