Botapress 1 Korrik – Xhevdet Gojnovci përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar se nga dita e sotme nuk do të jetë më Drejtor i Klinikës së Neonatologjisë.
Gojnovci ka falënderuar të gjithë stafin e Klinikës së Neonatologjisë për rezultatet të cilat i kanë arritur së bashku.
Po ashtu, ai ka thënë se gjatë kësaj kohe më së shumti i ka munguar familjes së tij, dhe iu ka kërkuar falje njëkohësisht.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq, kolegë, prindër, bashkëpunëtorë dhe media,
Nga sot, me datë: 01.07.2021, nuk do të jem Drejtor i Klinikës së Neonatologjisë!
Ju falënderoj përzemërsisht për bashkëpunim dhe do t’ju jem mirënjohës gjithë jetën për këto vite që kaluam së bashku.
Falënderim i veçantë për media që gjatë gjithë kohës kanë qenë korrekt në informim publikut për çdo gjë që ka ndodhur në Klinikën e Neonatologjisë dhe të arriturat tona.
Një falënderim për stafin e Klinikës së Neonatologjisë, që bashkë arritëm rezultate të jashtëzakonshme.
Gjatë kësaj kohe më së shumti i kam munguar familjes sime, për çka ju kërkoj falje më së shumti dhe i falënderoj për mirëkuptim!
Me respekt,
Dr Xhevdet Gojnovci