Një prind (Emri i njohur në Redaksi) i ka shkruar redaksisë së portalit Botapress, në faqen e Facebook-ut duke kërkuar ndihmën tonë për të aplikuar për Subvencionimin e librave për fëmijë në faqen e Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës, shkruan Botapress.
Në fakt, prindi ka shkruar në faqen e Facebook-ut të Botapress me kërkesën :”Ku me apliku..” ndërkaq ndaj përgjigjes automatike të Facebook-ut: “I nderuar, si mund të ju ndihmojmë” ky prindër ka shkruar:
Po spo di me.aplikue per fmit meten pa shkoll
Skam munsi me jav ble
Ktu
Po e qesin me aplikue
Po spo dim
Na
Qet ndim me ma dhan
Redaksia i është përgjijgur këtij shqetësimi të këtij prindi duke ia dërguar linkun për aplikim edhe pse ky link është tepër i ngarkuar dhe në të shumtën e kohës shfaqet kështu:
Sidoqoftë shpresojmë se prindi që ka kërkuar ndihmën tonë të ketë patur mundësi për aplikim dhe subvencionim për libra për fëmijë të tij.
Por paramendoni edhe sa prindër të tillë janë gjetur para një situate të tillë? Aq më tepër, prindër dhe familjarë të zonave rurale, ku nuk ka energji elektrike, nuk kanë pajisje kompjuterike apo nuk kanë edhe qasje në internet.
Eksperimenti i Ministrisë së Arsimit për subvencionim të librave shkollorë duket të jetë i dështuar ndërka nesër më 1 Shtator, jo të gjithë nxënësit do të kanë mundësinë që të fillojnë klasën e parë dhe klasët e tjera në vazhdim me libra shkollorë.
Përgjegjësia ka emër të përveçëm e të përgjitshëm: Ministresha Arbërie Nagavci dhe Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e Republikës së Kosovës. (Botapress)