Mbrëmë, kryesuesit të bordit të Trepçës, Bahri Hyseni, i është hedhur një granatë dore në oborrin e shtëpisë.
Kështu e konfirmoi ndërmarrja “Trepça”, duke thënë se për këtë incident është njoftuar policia dhe se janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Çka thuhet në raportin e policisë për djegien e Muzeut të Muzikës në Gjakovë?
“Ndermarrja Trepça Sh.a njoftonë se mbrëmë gjatë mesnatës u sulmua me grantë dore Kryesusi i Bordit Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Trepça Sh.A z.Bahri Hyseni. Për këtë incident është njoftuar Policia e Kosovës që janë duke u merrë me rastin. Nga ky shpërthim ka dëme të konsiderueshme materiale”, thuhet në njoftim.
Për këtë çëshje, Gazeta , ka kontaktuar edhe me policinë rajonale të Mitrovicës dhe është ende në pritje të përgjigjes.