Kryeparlamentari Glauk Konjufca është parë duke i treguar Nysrete Kumnovës nga shoqata “Thirrjet e nënave” se kryeministri Albin Kurti mund të kthehet në Kosovë sot pasdite.
Pasi bëri homazhe pranë memorialit përkujtimor dedikuar të zhdukurve me dhunë gjatë luftës, Konjufca u pa teksa i tregonte Kumnovës sesi Kurti në Bled të Sllovenisë “u përla pak” me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq.
Burri i Presidentes blen libra për vajzat e tij, s’tregon sa i kushtuan
Konjufca dëgjohet duke i thënë asaj se ai mund të kthehet sot pasdite.
“Tu u kthy… Besoj që sot pasdite kthehet. Aeroplanin kushedi qysh e ka pasë prej Sllovenisë… Ishte atje pak.. U përla pak me kryeministren”, i thotë Konjufca nënës që ende nuk di asgjë për djalin e saj dhe anëtarë të tjerë të familjes së gjerë që forcat serbe ia morën gjatë luftës.