Gazetari dhe opinionisti Vehbi Kajtazi ka përmendur disa fakte se përse BE-ja po e favorizon Serbinë dhe po e saksionon Kosovën. Sipas Kajtazit, jane disa faktorë përse BE po sillet ndryshe me Serbinë e ndryshe me Kosovën duke sjellë përfundimin se “…duartrokitjet qofte ne Kosove, apo edhe ne sallen e samitit ne Slloveni, nuk jane gje tjeter pos duartrokitje boshe per nje polemike populiste e cila çdo dite e me shume po na çon kurrkund”
Për më shumë ja postimi i Kajtazit në Facebook:
A ju leshoi adrenalina e 10 sekondave te kryeministrit Kurti? Uroj qe po sepse vetem ne kete menyre mund te gjykojme me drejte.
Kryeministri ia tha disa te verteta homologes se tij serbe.
Kurti: Mbështetja ne Kosove per BE-ne eshte 94%, ne Serbi eshte 36%. E vertete e madhe.
Ama Serbine po e afron BE-ja e neve po na sanksionon.
Kurti: Ne kemi vendosur sanksione ndaj federates ruse, Serbia as nuk po i mendon. Edhe kjo e vertete.
Por BE-ja nuk po i kerkon me Serbise qe t’i veje sanksione Rusise, sepse Serbia eshte nje nga shtetet furnizuese te Ukraines me arme. Raportet Serbi – Ukraine u pane ne Athine kur Vuçiqi e Zelenski paten takim te mbyllur, ndersa Kurti i preku doren ne publik, presidentit ukrainas.
Kurti: Serbia nuk eshte distancuar as nga Millosheviq as nga Putin. E vertete edhe kjo.
E vertete tjeter eshte se Kurti e emeron zevendesminister nje ushtar te Milosheviqit, e glorifikon kriminelin, Ivanoviq dhe ka komunikim nepermjet Mimoza Kusarit me Radojiqiqin – njeriun e listes se zeze te Amerikes.
Prandaj, duartrokitjet qofte ne Kosove, apo edhe ne sallen e samitit ne Slloveni, nuk jane gje tjeter pos duartrokitje boshe per nje polemike populiste e cila çdo dite e me shume po na çon kurrkund.