Diplomati amerikan, Christopher Hill dëshmoi edhe për takimin e tij të parë me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin gjatë vitit 1998, duke e përshkruar atë si njeri që fliste “butësisht dhe në mënyrë të mendueshme”.
“Mu krijua përshtypja se ai ishte më shumë për një mjedis universitar sesa për një mjedis ushtarak”, tha Hill për takimin e parë me Thaçin.
I pyetur nëse kishte përshtypjen nëse Thaçi ishte person që kontrollonte UÇK-në, Hill thekoi se nuk kishte bazë për një gjë të tillë.
“Ai ishte në mesin e tre personave që erdhën, të cilët i takova. Por, nuk mu krijua përshtypja se ai ishte një person që në kishte kontroll këtë organizatë të madhe, ose që drejtonte atë. Nuk kishte asnjë bazë për këtë”, dëshmoi ai.



Të tjera
Aktuale
Nis afati për aplikim e partive dhe dorëzimin e listave për deputetë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar
Lajme
Tragjedi në Meksikë: Së paku 11 të vdekur nga rrokullisja e autobusit
Festa e Ditës së Punëtorëve u
Lajme
Vidhen dy trafo në Trepçë, kapin vlerën rreth 80 mijë euro
Policia e Kosovës, përmes raportit të