Barcelona është lidhur me një numër mesfushorësh gjatë muajve të fundit, teksa po synojnë ta përforcojnë atë pozicion, por buxheti që do ta kenë për ta bërë këtë është ende i pasigurt.
Lojtari i fundit që po përmendet si kandidat i mundshëm për t’u transferuar tek Barcelona ka një vlerë kartoni prej 20 milionë eurosh.
Blaugranasit duket se e kanë bërë sulmin prioritet të tyre kryesor dhe kjo dëshmohet me interesimin e madh që ata po shfaqin për transferimin e Nico Williams.
Nëse ajo marrëveshje përfundon ose jo, Barcelona do të kthejë vëmendjen e tyre në mesfushë, aty ku duan një mesfushor që është fizikisht në nivel të lartë.
Gazeta katalanase Sport raporton se mesfushori i Zenit Petersburgut, Wendel, është njëri nga opsionet në listën e shkurtë të Barcelonës.
Bordi i klubit katalan thotë se ai i ngjan shumë profilit të Guido Rodriguez me të cilin ata më herët kishin një marrëveshje, por që në fund u tërhoqën nga transferimi i tij.

Galatasaray është gjithashtu mjaft i interesuar për shërbimet e Wendel, por ata nuk janë të gatshëm të plotësojnë kërkesat e Zenitit.
26-vjeçari u transferua tek Zeniti për të njëjtën shumë në vitin 2000 dhe ka 26 gola dhe 25 asistime në 124 ndeshje për klubin rus.
Padyshim që Barcelona do të zgjerojë kriterin e saj për të gjetur profilin e lojtarit ideal, por që transferimi i tij duke ditur se do të jetë vetëm zgjedhje nga banka do të ishte një shpenzim i kotë.



Të tjera
Lajme
Nga 1 marsi i këtij viti, këto 15 kategori do të lejohen të udhëtojnë falas me trafik urban në Prishtinë
Trafiku Urban ka bërë të ditur
Aktuale
Spiropali vjen nesër në Kosovë, e pret Konjufca
Ministrja për Evropën dhe Punë të
Lajme Opinione
Deda: Shumë me rëndësi që presidenti/ja të zgjidhet me votë qytetare
Analisti politik, Ilir Deda ka vënë