Fitorja e Kurtit e Pecit në Mitrovicë, reagon Bedri Hamza

Bedri Hamza ka falënderuar qytetarët e Mitrovicës që mbështetën dhe besuan në kandidatin e PDK’së për kryetar atje, Arian Tahiri.

Ai ka thënë se PDK ka dalë partia e parë me numër të votave dhe me numër të asamblistëve në Mitrovicë.

“Ju falënderoj që na mbështetët dhe besuat në kandidatin tonë. Falënderoj gjithashtu secilin aktivist të PDK-së që kontribuoi në këtë fushatë të bukur dhe të respektueshme.  Edhe pse nuk e arritëm rezultatin e dëshiruar në garën për kryetar, e vlerësoj lartë ekipin për punën dhe përkushtimin e treguar. PDK-ja ka dalë partia e parë me numër të votave dhe me numër të asamblistëve në Mitrovicë.”

Hamza shtoi se “Ariani ka dëshmuar se integriteti, kultura dhe përkushtimi janë themeli i politikës së ndershme”.

Ai ia ka uruar fitoren Faton Pecit të VV’së.

“Z. Peci ia uroj fitoren dhe i dëshiroj suksese në shërbim të Mitrovicës dhe të qytetarëve tanë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe përgjegjësi për të ardhmen e Mitrovicës dhe Kosovës.”

Të tjera

Lajme

SHBA-ja synon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit me 5000 marinsa

Presidenti amerikan, Donald Trump, do t’i

Lajme

​ASK: Ekonomia e Kosovës u rrit për 3.85% në fund të vitit 2025

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka