Gjatë ditës së djeshme u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Plot 18 komuna ishin pjesë e procesit për zgjedhjen e kryetarëve.
E pritshmëritë për rezultatet ishin më të mëdha siç duket për Lëvizjen Vetëvendosje, sidomos në komunat kyçe.
Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla , ka thënë se VV doli shumë më mirë se gjitha herat në zgjedhje lokale.
Por jo siç e prisnin.
“Dje u zhvillua dhe u përmbyll me sukses procesi i raundit të dytë zgjedhor ku qytetarët patën mundësinë të zgjedhin udhëheqjen e komunave të tyre. Lëvizja VETËVENDOSJE! doli shumë më mirë se gjitha herat në zgjedhje lokale. Patjetër që pritshmëritë tona, me të drejtë ishin më të mëdha. Nëpër disa komuna na duhet punë më e madhe, e në disa më shumë qartësim të konceptit kundrejt votuesit”, shkroi ai në një postim në Facebook para pak minutash.
Sipas tij, në Prishtinë humbësi më i madh është qytetari.
“Është e qartë se në Prishtinë askush nuk është fituesi ndërsa humbësi më i madh është qytetari i saj. Lëvizja VETËVENDOSJE! humbi jo nga shpalosja apo bashkimi i ideve por nga koalicioni i pazareve të llojeve e niveleve të ndryshme. Koalicioni LDK-PDK-AAK, oligarkë e disa kuazimedia do ti kushtojë më së shumti qytetarit”, tha ai tutje.



Të tjera
Aktuale
Fundjavë me diell, temperaturat shkojnë deri në 18 gradë
Mot me diell pritet këtë fundjavë
Aktuale
Qeveria ndan 500 mijë euro për qytetarët e Kosovës të prekur nga situata në Lindjen e Mesme
Qeveria e Kosovës, ditën e sotme
Lajme
SHBA-ja synon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit me 5000 marinsa
Presidenti amerikan, Donald Trump, do t’i