Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi tash e një kohë është komentuar për një lidhje dashurie me reperin Capital T.
Duket se lidhja e tyre po shkon drejt konfirmimit.
Së fundmi, modelja ka zbuluar se është duke shijuar disa ditë pushimi në një vend të veçantë në Shqipëri dhe me të ka qenë edhe reperi, prania e këtij të fundit u vërejt në disa detaje.
Fillimisht fotot nga vendi i njëjtë e më pas një video e Adrolës në sfondin e së cilës dëgjohet zëri i Capital T.
Ndonëse të gjitha detajet na dërgojnë tek konfirmimi i lidhjes së tyre, asnjëri deri më tani nuk është se e kanë pohuar e mohuar një gjë të tillë.