Autobusi i kompanisë turistike “Arditi Tours” është fotografuar teksa po bënte tejkalim të rrezikshëm në vija të plota në rrugët e Shqipërisë
Një lexues i Gazetës Sinjali ka njoftuar se sot gjatë ditës janë përballur me një rrezik goxha të madh, të cilin ia shkaktoi një shofer autobusi.
Qytetari bën të ditur se rreth orës 17:00, teksa po ktheheshin nga pushimet në Shqipëri, ka kapur me kamerën e tij një moment ku autobusi i kompanisë “Arditi Tours”, në Milot, ka rrezikuar jetën e dhjetra udhëtarëve duke bërë një tejkalim të rrezikshëm në dy vija të plota.