Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK) ka bërë të ditur se do të organizojë protestën e dytë me radhë të enjten, më 13 nëntor 2025.
Kjo sindikatë thekson se protesta do të mbahet para objektit të RTK 1, në ora 11:15
Po ashtu janë ftuar që të marrin pjesë të gjithë punëtorët e RTK-së, si dhe është paralajmëruar grevë e përgjithshme nëse nuk u dalin pagat.
“Kanë kaluar gati dy javë pa paga, ndërsa Kuvendi, Qeveria dhe Presidenca ende nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për zgjidhjen e situatës”.
“SPERTK paralajmëron se, nëse edhe pas kësaj proteste nuk ka reagim institucional, do të pasojë greva e përgjithshme”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu janë ftuar mediat që ta mbulojnë dhe ta mbështesin këtë protestë, “e cila ka për qëllim mbrojtjen e të drejtave ligjore dhe dinjitetit të punëtorëve të RTK-së”.
SPERTK ka mbajtur protestën para hyrjes së kanalit të parë të transmetuesit publik, më 6 nëntor.



Të tjera
Aktuale
Nis afati për aplikim e partive dhe dorëzimin e listave për deputetë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar
Lajme
Tragjedi në Meksikë: Së paku 11 të vdekur nga rrokullisja e autobusit
Festa e Ditës së Punëtorëve u
Lajme
Vidhen dy trafo në Trepçë, kapin vlerën rreth 80 mijë euro
Policia e Kosovës, përmes raportit të