Me 26.08.2023 në klubin Dardania në Zofingen u mbajt mbledhja e radhës e kryesisë së SHBK “SALIH ÇEKAJ” në Zvicër. Njëra ndër pikat e rendit të ditës ishte forma e organizimit të grumbullimit të mjetëve financiare,për ngritjen e Shtatorës së Heroit Smajl Hajdaraj.
Nga kryesia e shoqatës u vendos të formohet Këshilli Organizadiv i cili do e drejtoj këtë organizim. Me 02.09.2023 në klubin DARDANIA në Zofingen mbahet tubimi me bashkatëdhetarët ku do formohet Këshilli Organizativ i cili do e drejtoj aktivitetin e tubimit të mjetëve financiare për ngritjen e Shtatorës së Heroit Smajl Hajdaraj.
Tubimi fillon në ora 19.00, i ftojmë të gjithë mërgimtarët të marrin pjesë. Me nderime kryesia e SHBK “SALIH ÇEKAJ” në Zvicër./Botapress.info/