Qytetarët e kryeqyteti, por jo vetëm, çdo ditë përballen me qentë endacak të cilët ndër vite vazhdojnë të jenë njëri ndër problemet kryesore në përditshmërinë e tyre. Në disa raste ata arrijnë t’i shpëtojnë sulmeve të tyre, e në disa të tjera e pësojnë tejet rëndë, raporton Gazeta Sinjali.
Hapet aplikimi për mjetet e librave për prindërit, bie E-Kosova
Sot në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë gjatë orëve të pasditës një qen endacakë ka tentuar të sulmojë disa qytetarë të rasitit.
Njëri prej tyre u detyrua të ndalojë e ta priste qenin deri të qetësohej sado pak për të vazhduar lirshëm rrugën e tij.
Por, njëjt nuk veproi një tjetër kalimtar, i cili nga frika që do të sulmohej e goditi qenin me shqelm në fytyrë.