Një përballje e ashpër ka ndodhur mes deputetit të PDK’së Xhavit Halitit, dhe gazetarit të T7 Arsim Lanit, shkruan Gazeta Botapress.
Duke folur për deklarimin e pasurisë Haliti është treguar i ashpër me gazetarin kur ky i fundit e pyeti “sa miliona i ki”, ndërsa Haliti i është kundërpërgjigjur duke i thënë se nuk është punë e tij kjo, dhe të gjithë atë që është dashur ta tregojë për pasuri e ka thënë në instucionin përkatës.
“Sa miliona i ki…”, qe pyetja e gazetarit Arsim Lani që e nxehu Halitin, i cili tha se nuk do t’i përgjigjet sepse ai nuk është gjykatës.
Gazetari i tha se ti e ke deklaruar që i ki 2-3 milionë euro, por Haliti nuk u kursye duke i thënë se po gënjen, sepse nuk ka deklaruar atë po ka bërë shaka.
“Ti po rren, unë nuk kam dekalruar kurrë këto 2-3 milionë që po thu ti, unë kamë bërë shaka në një televizion dhe ju e keni interpretuar sipas dëshirës”, shtoi i nervozuar Haliti.
Për më shumë nidqeni përballjen e ashpër mes Halitit dhe gazetarit Arsim Lanit:./Botapress/