Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës se nesërme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Siç njofton IHMK’ja, vranësirat mund të sjellin riga shiut të shoqëruara me shkarkime rrufesh.
Vitia për rastin e 35 vjeçares: Ndaj përgjegjësve, do të ketë masa
Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 33 gradë, ndërsa ato minimale do të zbresin deri në 14 gradë celsius.
“Të enjten parashihet mot me diell dhe vranesira të shperndara. Vranesirat gjatë ditës mund te sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.Temperaturat minimale mbeten konstante, ndersa ato maksimale parashihen të kenë rënie të lehta”, ka njoftuar IHMK’ja,./Botapress.info/