Familjarët dhe anëtarët e partisë nuk po dalin të jenë vetëm për dasma siç thoshte dikur Kurti.
Pas shumë e shumë institucionesh, pushteti po dëshiron të vë dorën edhe në Autoritetin e Konkurencës.
Për anëtare të bordit në këtë institucion është propozuar Salihe Gashi-Loku, raporton Nacionale.
Kjo e fundit në zgjedhjet e vitit 2021 ka qenë kandidate për asamble komunale nga Vetëvendosja në Ferizaj.
Përveç saj, për këtë bord është propozuar edhe Florent Mehmeti.
![](https://nacionale.com/uploads/Salihe-Gashi-Loku.jpg)