Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e dytë dyshuarve për vjedhje të identitetit dhe qasjes.
Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tyre.
“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.
Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje e identitetit dhe qasjes, që ka ndodhur me datën 08.08.2023, në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë.