Ajo ka lindur dhe është rritur në katun, në Lubovë të Podgurit të rrethit të Istogut. Valët e jetës e kanë tretur në kurbet, në Gjermani. Por ajo nuk i ndahet katundit. Shpesh shkon në vendlindje dhe herë nxjerr patate, herë fshinë grurë me kompanjë e kur eçtohet nuk pi ujë më gota duke i cakërruar por i afrohet kroit dhe pi ujë të ftohtë prej burrimit të pashterrshëm rranxë bjeshëkve, t’korjeve t’katunit…
Teuta Haxhijaj shumicën e postimeve të saja në rrjetin social në Facebook i ka me foto nga katundi, me prindërit, me familjarët e me bashkëvendasit e saj.
N”Gjermani e ka vec trupin, mendjen e shpirtin në Lubovë të Istogut.
Për më shumë ja postimi i fundit i saj në Facebook:
Jo bre s‘jam unë nga ata njerezit që i cakrrojnë gotat kishe, as nga ata që pinë pije t‘shtrejta, as…as…
Unë jam rritë tuj pi ujë t’ftohtë t’gurrave kurrë t‘pashterrume rranxit t’bjeshkëve, t’krojeve t‘katunit atyne natjeve t‘freskëta vere bashkë me ajrin që t‘mbushë shnetë e jetë. 😁