Kryetari i KQZ’së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se deri tani nuk ka pasur parregullsi.
“Bazuar në informacionet e pranuara nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, procesi i votimit deri në këtë fazë po zhvillohet normalisht. Deri më tani nuk janë evidentuar parregullsi që do të mund të ndikonin në integritetin apo rrjedhën e përgjithshme të zgjedhjeve. KQZ është në komunikim të vazhdueshëm me trupat zgjedhore në terren, me qëllim që të sigurohet zbatimi i plotë i ligjit dhe respektimi i rregullave zgjedhore në çdo hap të procesit.”
Ai tha se deri në orën 11:00 kanë votuar 6.13 për qind e votuesve.
“Duke u mbështetur në të dhënat preliminare që kemi marrë nga rreth 95% e Vendvotimeve numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 11:00 në këto 18 komuna është 80 mijë e 659 votues apo 6.13%, nga 1 milionë e 316 mijë e 672 votues. Deri në të njëjtën kohë, në raundin e parë, në këto 18 komuna, kishin votuar 7.58% apo 99 mijë e 765 votues nga 1 milion e 316 mijë e 129 votues. Të dhënat e detajuara për pjesëmarrjen e votuesve në çdo komunë dhe në çdo qendër votimi mund t’i gjeni në platformën e rezultateve.”



Të tjera
Aktuale
Exit Poll i T7: Arian Tahiri del fitues me 50.9%
Exit Poll i T7 ka nxjerrë
Aktuale
Exit poll-i i T7: Përparim Rama fiton 52.8% të votave
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Aktuale
Arbër Ismajli apo Alban Hyseni, kaq gjilanas deri tani kanë votuar!
Deri në orën 15:00, dalja në