Kryeministri i vendit, Albin Kurti, qëndrimin e tij në Greqi e ka nisur me një takim me homologun e tij nga Kroacia, Andrej Plenkoviq.
Siç njofton Kryeministria, në këtë takim u fol për marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë dhe potencialin që dy vendet kanë për thellim e konkretizim të mëtejmë të tyre, transmeton gazeta online Reporteri.net.
“Kryeministri Kurti e njoftoi kryeministrin Plenkoviq për progresin dhe arritjet e vendit në rrafshin ekonomik dhe demokratik, me theks qeverisjen dy vjeçare. Ai e uroi homologun e tij dhe Kroacinë që së fundmi u bë anëtarja e 20-të e Eurozonës dhe anëtarja e 27-të e zonës Schengen, teksa e cilësoi këtë si një arritje të madhe të Kroacisë dhe Kroacinë si një model për t’u ndjekur”, njofton komunikata.
Pamjet nga takimi, i ka publikuar edhe vetë kryeministri Albin Kurti. /Botapress.info/.