Ambasadori i BE’së, Tomaš Szunyog, ka takuar ministrin Elbert Krasniqi të hënën ku kanë diskutuar nevojën urgjente të mbajtjes së zgjedhjeve në veri me pjesëmarrjen e garantuar të serbëve lokalë në to, transmeton Botapress.info
Shefi i zyrës së BE’së në Kosovës, Szunyog, u prit në takim të hënën nga Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ku diskutuan mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat e veriut të Kosovës.
Aksident i rëndë në Drenas, vdes një person e lëndohen 3 të tjerë
Diplomati i BE’së shkroi qartë se çfarë pret blloku europian nga rreth organizimit të zgjedhjeve. Porosia e Szunyog nuk dallon nga ajo e Komisionit Europian në Bruksel.
“Diskutuam zgjedhjet e hershme në veri të Kosovës me ministrin Elbert Krasniqi. E përsërita se zgjedhjet e parakohshme duhet të organizohen sa më parë që është e mundur në të katër komunat dhe në mënyrën më gjithëpërfshirëse e me pjesëmarrje të plotë dhe të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës”.
Ministria e Krasniqit është ngarkuar nga kryeministri Albin Kurti të përpilojnë një udhëzim administrativ sipas të cilit do të rregullohej e shkarkimit me një peticion popullor i katër kryetarëve të zgjedhur në katër komunave në veri, në zgjedhjet e fundit që u bojkotuan nga popullata serbe atje.
Si pala lehtësuese e dialogut Kosovë-Serbi, BE ka ndëshkuar Kosovën si palë jo konstruktive në dialog tash e disa muaj. Masat nuk janë hequr përkundër veprimeve drejt de-eskalimit që janë vlerësuar të pamjaftueshme deri tani nga BE.
Kryeministri Kurti ka refuzuar t’u kërkojë dorëheqjen katër kryetarëve të veriut si mënyra më e shpejtë e shpalljes së zgjedhjeve në atë rajon./Botapress.info/