Personi i dyshuar për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Malishevë, Astrit Isufi, është liruar sot nga Qendra Klinike Universitare ku edhe po merrte trajtim pas gjetjes nga Policia e Kosovës.
Ai ishte gjetur në një shtëpi të pabanuar nën fshatin Plloqicë jo larg fshatit ku kishte ndodhur tragjedia.
Në momentin e kapjes, Isufi ishte kishte qenë i lënduar. Menjëherë pas arrestimit, atij i ishte ofruar ndihmë e parë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, ndërsa më pas ishte dërguar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Isufi është i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve të gruas së tij. Më herët ai ka qenë i dënuar për dhunë në familje me 5 muaj burg.



Të tjera
Aktuale
Nis afati për aplikim e partive dhe dorëzimin e listave për deputetë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar
Lajme
Tragjedi në Meksikë: Së paku 11 të vdekur nga rrokullisja e autobusit
Festa e Ditës së Punëtorëve u
Lajme
Vidhen dy trafo në Trepçë, kapin vlerën rreth 80 mijë euro
Policia e Kosovës, përmes raportit të