Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka komentuar ndarjen e mjeteve financiare për studentët në prag të zgjedhjeve, duke e cilësuar këtë veprim si të gabuar dhe me prapavijë politike.
Ai theksoi se vetëdija e studentëve kosovarë është shumë më e lartë sesa që mendon politika dhe se tentativa për të ndikuar tek votuesit me mjete të tilla është e pavend.
“Studentët kanë nevojë për mbështetje, mirëpo duhet të analizohet nga dimensioni kohor dhe forma që është bërë e një mbështetje të tillë. Mirëpo, unë kam punuar gjatë me studentë dhe vetëdija e studentëve kosovarë është shumë e lartë, sesa që mendon politike. Nuk mund të blihet vota me 100 euro. Në fund të fundit, vota meritohet dhe nuk futet në treg në këtë mënyrë. Besoj që qasjet në momente të tilla janë shqetësues”, deklaroi ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.
Sipas Gërxhaliut, sistemi arsimor në Kosovë ka nevojë për reforma serioze e përkushtim afatgjatë, e jo për veprime të momentit me motive politike.
“Arsimi meriton reformë e përkushtim, e jo në një kohë të zgjedhjeve, konkretisht dy ditë para zgjedhjeve t’u shpërndahen këto mjete. Kjo ndodh në Kosovë”, deklaroi ai. /teve1.info/



Të tjera
Aktuale
Nis afati për aplikim e partive dhe dorëzimin e listave për deputetë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar
Lajme
Tragjedi në Meksikë: Së paku 11 të vdekur nga rrokullisja e autobusit
Festa e Ditës së Punëtorëve u
Lajme
Vidhen dy trafo në Trepçë, kapin vlerën rreth 80 mijë euro
Policia e Kosovës, përmes raportit të