Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Një i tillë ka ndodhur sot, rreth orës 16:10, në magjistralen Ferizaj–Kaçanik, në afërsi të pompës së derivateve “Ballkan Petrol” në fshatin Gërlicë, raporton Gazeta Sinjali.
Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona, me ç’rast edhe u është ofruar ndihma e parë mjekësore.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar, Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajit.
“Me rastin është marrë Njësia e Trafikut Rajonal të Ferizajt, e cila ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe ka përfunduar procedurat në vendngjarje. Rruga është e hapur për qarkullim në të dy drejtimet dhe trafiku po zhvillohet normalisht.”, shtoi tutje ai.



Të tjera
Aktuale
Nis afati për aplikim e partive dhe dorëzimin e listave për deputetë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar
Lajme
Tragjedi në Meksikë: Së paku 11 të vdekur nga rrokullisja e autobusit
Festa e Ditës së Punëtorëve u
Lajme
Vidhen dy trafo në Trepçë, kapin vlerën rreth 80 mijë euro
Policia e Kosovës, përmes raportit të