Edhe dy ditë na ndajnë nga balotazhi i zgjedhjeve lokale të 9 nëntorit.
Me këtë rast Policia e Kosovës ka njoftuar se me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor për kryetar komune-balotazh, ka hartuar urdhrin operativ policor.
Në komunikatën e policisë thuhet se janë bërë planifikimet e duhura policore lidhur me zgjedhjet të cilat do të mbahen me 9 nëntor 2025, në Kosovë.
Planifikimi operativ pritet të parasheh implementimin dhe realizimin e operacionit policor gjatë procesit të balotazhit, angazhimi dhe garantimi i sigurisë, transporti nën përcjellje dhe siguri të PK-së të materialit sensitiv e deri në përfundim të procesit.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka marrë masa shtesë duke caktuar edhe koordinatorë të Policisë me KQZ-në dhe institucionet tjera të angazhuara në këtë proces, si dhe hartimin e një udhëzuesi për zyrtarët policorë lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre ligjore gjatë balotazhit.
“Sipas planifikimeve policore qëllimi i këtij urdhri operativ është: krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para-gjatë dhe pas balotazhit, sigurimi i qendrave të votimit, këshillave komunale të zgjedhjeve, depove komunale, qendrës së numërimit të rezultateve dhe depove qendrore, përcjellja e sigurt dhe sigurimi i të gjithë materialit sensitiv zgjedhor nga të gjitha vendet e parapara sipas planit të sigurisë deri në përfundimin e operacionit policor, që ndërlidhet me procesin e balotazhit, si dhe inicimi dhe procedimi i çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrja e të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet pozitive të vendit që rregullojnë/sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit sipas planeve të veprimit dhe marrëveshjeve paraprake të bazuara në ligj”, thuhet në njoftim.
Tutje njoftohet se në zbatim të urdhrit operativ, me qëllim të koordinimit në mes të nivelit qendror dhe atij rajonal të Policisë, sot më 7 nëntor 2025, është mbajtur takimi informues, këshillues e koordinues me drejtorët e Drejtorive Rajonale Policore dhe menaxhmentin e lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Në takim u thuhet se u diskutuan edhe pikat e veçanta që parasheh urdhri operativ, me qëllim që të sqarohen detyrat dhe aktivitetet policore lidhur me këtë aktivitet.
“Policia e Kosovës njëkohësisht iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të subjekteve zgjedhore dhe qytetarëve që për çdo informacion, apo çështje që ndërlidhet me aspektin e sigurisë të njoftojnë institucionet kompetente dhe Policinë e Kosovës, përmes linjës fikse dhe mobile: 192 ose në adresën elektronike [email protected] si dhe në stacionet më të afërta policore, në mënyrë që të ndërmerren masat e menjëhershme ligjore”, thuhet tutje në njoftim . Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja.



Të tjera
Lajme
E trishtë: Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident në SHBA
Një aksident tragjik ndodhi më 11
Aktuale
Ish-ambasadori holandez: Nëse ka proces të drejtë, ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm
Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch, ka zhvilluar
Aktuale
Policia kërkon ndihmë për kapjen e një qytetari, dyshohet për vjedhje të rëndë
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën