Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në perurimin e parkut në lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, së bashku me kryetarin e komunës veriore Erden Atiq, nënkryetaren, si dhe kryetarin e ardhshëm të komunës jugore, Faton Peci, dhe disa ministra të qeverisë.
Jemi këtu bashkë me kryetarin e komunës veriore të Mitrovicës, Erden Atiq, edhe nënkryetaren, por gjithashtu edhe me kryetarin e ardhshëm të komunës jugore, Faton Pecin, me ministrat që janë të gjithë bashkë për këtë ditë të gëzuar – për rini, për fëmijë, për komunë dhe për të gjithë banorët pa dallim. Unë falënderoj shumë për bashkëpunimin e institucioneve të nivelit qendror me ato lokale dhe e gëzoftë kjo ditë të mbarë për të gjithë,” ka thënë Kurti.
Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e zbatimit të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë për të gjithë.
“Kushtetushmëria dhe ligjshmëria do të jenë në vend për të gjithë, pa dallim të pushtetit lokal, pavarësisht kryetarëve që shkojnë e vijnë. Shteti, Republika, do të jetë këtu pranë jush – për shqiptarë, për serbë, për Boshnjakë dhe për të gjitha komunat,” ka shtuar tutje kryeministri.



Të tjera
Lajme Showbiz
Hoxha Ahmet Kalaja tregon se çka mund të hahet Ramazan dhe nuk e prish agjërimin
Hoxha Ahmet Kalaja njihet si një
Lajme
Ky është polici shqiptar që u kap nga Dogana e Kosovës me 1 milion euro në Merdare
Drejtoria e standardeve profesionale në policinë
Aktuale
SHSKUK liron nga pagesa përcjellësit e pacientëve në Klinikën e Pediatrisë dhe në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve
Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton