Qeveria në detyrë ka njoftuar se dje ka mbajtur një mbledhje elektronike.
Në këtë mbledhje është miratuar propozimi për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë për “Instrumentin për Reforma dhe Rritje në Ballkanin Perëndimor”, ndërmjet Bashkimit Evropian, që përfaqësohet nga Komisioni Evropian, si huadhënës dhe Kosovës, si huamarrës dhe Bankës Qendrore të Kosovës, si Agjent i huamarrësit.
Vendimet e plota:
– Miratuar propozimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë për “Instrumentin për Reforma dhe Rritje në Ballkanin Perëndimor”, ndërmjet Bashkimit Evropian, që përfaqësohet nga Komisioni Evropian, si huadhënës dhe Kosovës, si huamarrës dhe Bankës Qendrore të Kosovës, si Agjent i huamarrësit.
– Miratuar kërkesën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës, në Ndërmarrjen Shoqërore “Çeliku” në shumën prej 6,405 euro.
– Miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje, sipas tabelave të bashkëngjitura në aneksin A (Kursimet) dhe në aneksin B.



Të tjera
Lajme Opinione
Meliza Haradinaj: VV e PSD në sinkron po e sulmojnë Osmanin për kalkulime politike
Meliza Haradinaj, ka thënë se ka
Lajme
Dhoma e Tregtisë: Zgjedhjet e reja po godasin ekonominë
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, përmes
Aktuale
Nis afati për aplikim e partive dhe dorëzimin e listave për deputetë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar