Gazetari dhe analisti Valon Syla ka paralajmëruar padi ndaj mërgimtarit që e kërcënoi publikisht atë. Agim Hetemi, me vendbanim në Gjermani, tha se ka hatërmbetje me Sylën, për shkak të komenteve të tij ndaj një shtrese të caktuar të diasporës kosovare.
“Valon Sylën ishalla nuk e zateti, se me bo me zatetë, drejt e në spital ka me shku. Se na ka ofendu shumë”, dëgjohet duke thënë mërgimtari gjatë një interviste publike.
Ai u krenua se sa herë që vjen në Kosovë, investon rreth 40 mijë euro në vit.
“40 mijë euro në vit i jap në Kosovë e me na thanë ‘gërrnaqa’ nuk është në rregull”, u shpreh Hetemi thuajse është në rregull të kërcënosh dikë publikisht e pa pasoja.
Si nga vendi nga ku vjen Hetemi do të përballet me pasojat e kërcënimeve publike edhe në Kosovë.
Kujtojmë se Syla ishte cak i një sulmi për shkak të debatit publik rreth diasporës kosovare.
Ndërsa u sulmua fizikisht nga tre persona edhe në prill të këtij viti që tani përballen me akuzat në proces gjyqësor. Ky sulm erdhi pas kritikave publike për hoxhallarët që krenoheshin me luks gjatë muajit ramazan.