Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, rreth orës 06:30, policia ka arritur ta kapë Astrit Isufin, i cili dyshohet për vrasjen e dyfishtë të ndodhur të enjten në Gollubovc të Malishevës.
Gazetari i T7 Çlirimtar Morina i cili ndodhet në vendin e ngjarjes, raporton se Isufi është gjetur nga zyrtarët policorë teksa fshihej në një shtëpi të pabanuar në fshatin Plloçicë, jo larg vendit të ngjarjes.
Në momentin e kapjes, Isufi ishte i lënduar. Menjëherë pas arrestimit, atij iu ofrua ndihmë e parë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, ndërsa më pas u dërgua për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.




Të tjera
Lajme
Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë
Erza (23 vjeçe) dhe Aulona (17
Aktuale
Kosova e 55-ta në kategorinë e militarizimit, sipas Indeksit Global të Paqes
Kosova renditet e 55-ta në botë
Aktuale
S’ka sinjale për formimin e institucioneve!
Ndërsa vendi po përballet me krizë