Spitali i Pejës ka dhënë detaje të reja për vdekjen e fëmijës 1 vjeç e gjysmë. L. Gashi fillimisht u pranua në spital në orën 22:15 të datës 5 nëntor 2025 nga mjeku kujdestar, me ankesa për të vjella.
Pas trajtimit të ofruar, gjendja e tij është stabilizuar dhe ai është liruar me rekomandimin që të përcillet nga afër dhe, në rast nevoje, të rikthehet për kontroll shtesë.
Në mëngjesin e datës 6 nëntor 2025, rreth orës 07:00, fëmija është sjell sërish në spital, këtë herë në gjendje të rëndë, me çrregullime të vetëdijes dhe probleme serioze në frymëmarrje.
Menjëherë është trajtuar nga ekipi i mjekëve me oksigjen dhe terapi mbështetëse, por për shkak të përkeqësimit të gjendjes është kryer intubimi nga ekipi i anesteziologëve.
Pavarësisht masave reanimatore të marra me përkushtim dhe sipas protokolleve mjekësore, fatkeqësisht fëmija ka ndërruar jetë në orën 08:50.
Në përputhje me procedurat ligjore dhe protokollet standarde, Spitali i përgjithshëm në Pejë ka njoftuar menjëherë Policinë e Kosovës, në orën 09:13, si edhe organet kompetente për zhvillimin e hetimeve sipas ligjit.



Të tjera
Aktuale
Nis afati për aplikim e partive dhe dorëzimin e listave për deputetë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar
Lajme
Tragjedi në Meksikë: Së paku 11 të vdekur nga rrokullisja e autobusit
Festa e Ditës së Punëtorëve u
Lajme
Vidhen dy trafo në Trepçë, kapin vlerën rreth 80 mijë euro
Policia e Kosovës, përmes raportit të